Basketbollisti Fisnik Rugova sërish ka ndërruar mjedis, duke kaluar në radhët e Bashkimit të Prizrenit.
Rugova, ish lojtar i Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, tani vazhdon aventurën në qytetin e lashtë.
“Prezantojmë numrin 7-të për këtë sezon!
Njëri ndër basketbollistët më të shquar vendorë, kampioni i shumëfishtë i Kosovës, fituesi i kupës së Kosovës dhe gjithashtu fituesi i Balkan League, këtë sezon do të jetë portokall e zi.
I urojmë mirëseardhje ne familjen tonë portokall e zi përfaqësuesit të kombëtares së Republikës së Kosovës Fisnik Rugova”, njofton KB Bashkimi.