Ekipi nga Prizreni, Bashkimi, nuk ndalet me përforcime për edicionin e ri.
Prizrenasit e kanë ndërmend të luftojnë për të gjitha trofetë.
“Qendra britanike - boshnjake 32 vjeçari, Fahro Alihoxhiq (208 cm) i bashkohet KB Bashkimit për sezonën 2022/23.
Alihoxhiq i mirënjohur në basketbollin e Kosovës vije ne Prizren pas një sezone të suksesshme në ligën greke ku luajti me një mesatare prej 13.7 pikë, 8.0 kërcime dhe 1.6 asiste për ndeshje.
Alihoxhiq gjithashtu është përfaqësues i rregullt i kombëtares britanike në basketboll 🇬🇧
Alihoxhiq më herët ka luajtur në, Argjentinë, Belgjikë, Kosovë, Britani dhe së fundmi ne Greqi”, njofton KB Bashkimi.