Sigal Prishtina e ka me gjithë mend për edicionin e ri, synon t’i fitojë të gjitha trofetë e mundshme.
Bardhekaltrit konfirmojnë se i kanë vazhduar kontratën edhe basketbollistit Arbër Berisha.
“Arbëri vazhdon kontratën me klubin tonë edhe për sezonin e ardhshëm. Berisha erdhi në kryeqytet në sezonin e kaluar nga Bornova, Turqi.
Për fat të keq qendra jonë u lëndua në fillim të sezonit duke e penalizuar për tërë pjesën tjetër të kampionatit.
Klubi i qëndroi pas Arbërit deri në rehabilitimin e plotë të lëndimit duke ia besuar edhe këtë stinor të tregoj potencialin e tij dhe ndihmoj klubit drejt sukseseve të reja. Arbëri i rikuperuar është i gatshëm për sezonin e ri 2022/23”, njofton KB SIgal Prishtina.