Norik Binqe është basketbollisti më i ri i Prishtinës. Afrimin e tij e ka konfirmuar vetë klubi kryeqytetas.
"Shooter-i 16 vjeçar (196cm) i bashkohet skuadrës kryeqytetase.
Noriku më herët ka qenë pjesë e shkollave të basketbollit si M-Junior, Prishtina e Re, KK Cibona dhe MH Prishtina.
Në dy vitet e fundit Binqe ka arritur suksese të mëdha duke u shpallur kampion i Kosovës me MH Prishtina U18 dhe duke fituar FIBA Euro Challengers me Kosovën ku Binqe luajti me mesatare prej 14.8 pikë, 6.8 kërcime dhe 4.2 asiste", ka njoftuar Prishtina.