Basketbollisti Dren Dedushaj i mbetet besnik Sigal Prishtinës.
Ekipi më i trofeshëm në vendin tonë, ka synime të qarta për edicionin e ri, synon titullin dhe Kupën e Kosovës.
“Dren Dedushaj qëndron në Prishtinë.
Qendra 24 - vjeçare (217 cm) vazhdon me Sigal Prishtinën.
Dedushaj sezonin e kaluar u përball me lëndime të cilat e penalizuan për një pjesë të madhe të sezonit.
Dedushaj është i gatshëm për sezonin 2022/23”, njofton KB Sigal Prishtina.