Klubi i basketbollit Trepça nga Mitrovica, ka bërë nj hap të madh sa i përketë organizimit të një ngjarje të madhe evropiane.
Mitrovicasit kanë fituar të drejtën e organizimit të turneut kualifikues të FIBA Europe Cup.
“Evropa në “Minatori”!
Një lajm i madh për klubin tonë, qytetin, tifozët dhe basketbollin kosovar në përgjithësi.
E kemi fituar të drejtën e organizimit të turneut kualifikues të FIBA Europe Cup. Pra ekipet evropiane zbarkojnë në “Minatori”.
Prej 27 deri më 30 shtator në palestrën tonë kumbuese, do të luhen ndeshjet e njërit grup kualifikues të FIBA Europe Cup.
Fillimisht më 27 shtator ekipi ynë luan me Gottingenin e Gjermanisë, ndërsa AEK Larnaca e Qipros me skuadrën nga Islanda, Thor Thorlakshofn.
Fituesit e këtyre ndeshjeve më 28 shtator përballen me Sportingun portugez, përkatësisht me Antwerpin belg. Më 30 shtator është finalja që përcakton se cila skuadër kalon në fazën grupore.
Është organizim i madh në debutimin tonë në skenën evropiane. Por sfidat na rritin.
Shpresojmë të dëshmohemi si nikoqir shembullor dhe për Trepçën të dëgjohet në shumë vende evropiane”, njofton KB Trepça.