Shorti për edicionin e ri të basketbollit të Kosovës

Basketboll

Shorti për edicionin e ri të basketbollit të Kosovës

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:48
Shorti për edicionin e ri të basketbollit të Kosovës

Nesër (24.08.2022) në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës së basketbollit në dy konkurrencat, si dhe në ligat e tjera.

Shorti për edicionin Prince Caffe Superliga për meshkuj do të fillojë nga ora 13:00, i cili mund të përcillet edhe LIVE në faqen zyrtare të Facebook-ut “Kosova Basketball Federation”, kurse shorti për Superligën e femrave nga ora 12:00.

Në ora 11:00 tërhiqet shorti për Ligën e Parë tek meshkujt, ndërsa në ora 14:30 shorti për Ligën e Parë tek femrat.

Nga ora 15:30 tërhiqet shorti për Ligën e Dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat