Ekipi i Rahovecit përforcohet me basketbollistin amerikan Rasheed Worrell.
Rahoveci synon të jetë sa më i kompletuar për edicionin e ri dhe të luftojë për rezultate sa më të mira.
“Rasheed Worrell - është amerikani i dytë që i bashkohet skuadrës sonë.
Qendra amerikane Rasheed Worrell është i gjatë 203 cm dhe luan në pozitat 5 dhe 4.
Për Worrell është ky viti i 4-të që paraqitet në Evropë, derisa Anglia, Spanja dhe së fundmi ishte elita norvegjeze që Worrell është paraqitur me statistika double-double prej 16 pikë për ndeshje dhe 10.9 kërcime për ndeshje”, njofton KB Rahoveci.