Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli përforcohet me lojtarin Bashir Ahmed.
Kampioni i Kosovës synon të jetë sa më i kompletuar për edicionin e ri dhe për garat evropiane.
“Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë̈ se kemi arritur marrëveshje me lojtarin Bashir Ahmed i cili do të jetë me ne drejt synimeve tona për mbrojtjen e titujve”, njofton KB Golden Eagle Ylli.
Ekipi therandas po përgatitet për sfidat ndërkombëtare dhe garat vendore.