Klubi i basketbollit Trepça e Mitrovicës ka bërë të ditur se është shtuar edhe tribuna Vip.
Mitrovicasit synojnë të gjitha trofetë në edicionin e ri në elitën e basketbollit të Kosovës.
“Komoditet i shtuar në “Minatori”.
Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri, një ndër risitë është edhe tribuna VIP e cila kësaj radhe do të mundësoj komoditet të shtuar për të gjithë poseduesit e biletës vjetore VIP.
Për këtë shprehim falënderim të veçantë për Komunën e Mitrovicës dhe Qendrën Multifunksionale Omni Sport për mirëkuptimin dhe përkrahjen që kjo binë zhvendoset në “Minatori”, njofton KB Trepça.