Basketbollisti Edon Maxhuni e drejton lojën e kombëtares së Finlandës me besim ballkanas.
Trajneri më i rëndësishëm në shkollën Ponteva në Hyvinkää ka qenë vetë babai i tij, Besim Maxhuni, shkruan në faqen e mediumit finlandez “hs.fi”.
"Dhurata e Kosovës në koshin e Finlandës", është titulli i mediumit finlandez.
Nesër ndeshen Finlanda dhe Serbia, në kuadër të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të luhet në orën 21.00.
Maxhuni e admiron babain. Ai dëgjon edhe këshillat e tij.
“Unë jam rritur nga babai im dhe gjithmonë kam dashur të jem si babai im.
Shkova në ndeshjet dhe seancat e tij stërvitore dhe kemi shumë diskutime për basketbollin”, tha ai.
“Prindërit e Edon Maxhunit, Besimi dhe Suzana, u lëarguan nga Kosova për t'i shpëtuar luftës në vitin 1992 dhe përfunduan në Finlandë.
Maxhuni ka mësuar shumë nga babai i tij dhe shumë nga ndjekja e basketbollit dhe konkretisht e basketbollit ballkanik”, shkruan mes të tjera në shkrimin e gjatë të “hs.fi”
Finlanda dhe Serbia janë në Grupin D.