Peja fiton derbin e madh ndaj Prishtinës së Dardan Berishës

Basketboll

Peja fiton derbin e madh ndaj Prishtinës së Dardan Berishës

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2022 Në ora: 19:15
Pamje nga ndeshja

Peja ka treguar zemër të madhe në kryeqytet, ashtu si i ka hije, duke e nisur me fitore të madh ndaj rivalit të vjetër Sigal Prishtinës.

Pejanët shënuan fitore me rezultat 76:70 (17:19, 23:11, 9:22, 27:18 ) ndaj Prishtinës, në javën e parë të Kampionatit të Kosovës në basketboll. 

Ndeshje me rivalitet të madh mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, u përcoll nga një numër i madh i shikuesve, mbi 2 mijë veta në palestrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Image

Çereku i parë ishte interesant por përfundoi me dy pikë dallim (19:17) në të mirë të prishtinasve. 

Peja tregoi lojë shumë të mirë në çerekun e dytë dhe arriti të shkëputet në epërsi me 10 pikë (30:40). 

Prishtina tregoi tjetër fytyrë në çerekun e tretë, gradualisht shkriu epërsinë e verdhezinjve dhe kaloi në epërsi me 52:49 në minutën e  30-të. 

Çereku i fundit ishte interesant, në minutën e 35-të 61:57 për prishtinasit. 

Në minutën e 38-të, Peja ngushton rezultatin në 65:64. 

Peja energjike, kalon në epërsi me tre pikë (67:70) në minutën e 39-të. 

Peja ka shënuar fitore me rezultat 76:70 ndaj Prishtinës së Dardan Berishës.

Dardan Berisha me 25 pikë e Dustin Thomas me 15, janë më efikasit të Prishtina dhe Rodney Purvis me 17 pikë e Jalen Tate me 14 të Peja.

Duhet theksuar që ndeshja u ndërpre tre të qindtat e sekondës para fundit për shkak të hyrjes së tifozëve të Prishtinës në parket dhe vërsuljes ndaj lojtarëve të Pejës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat