Serbët festuan fitoren e Finlandës por harruan që luan një shqiptar i Kosovës 

Basketboll

Serbët festuan fitoren e Finlandës por harruan që luan një shqiptar i Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 11 shtator 2022 Në ora: 22:10
Pamje nga atmosferë në ndeshjen Finlanda - Kroacia

Serbët janë të çuditshëm po ashtu njihen për skena primitive, të cilët sot festuan fitoren e Finlandës me rezultat 94:86 ndaj Kroacisë, në kuadër të tetës së finales së Kampionatit Evropian.

Serbët kanë harruar se në petkun e kombëtares së Finlandës luan edhe basketbollisti shqiptar nga Kosova, Edon Maxhuni dhe është prej më të mirëve, se nuk do të festonin.

Kjo festë e serbëve nuk zgjati shumë sepse u shemb edhe Serbia nga Kampionati Evropian, gjunjëzohet nga Italia me rezultat 94:86.

“Tifozët serbë kanë festuar së bashku me finlandezët fitoren e kombëtares së tyre ndaj Kroacisë në fazën e 16-tës së finales në EuroBasket”, shkruan një farë mediumi serb “Kurir”.

Tani kroatët festojnë rrëzimin e Serbisë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat