Basketbollistët e Francës, siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi që në çerekfinale mundi Italinë me rezultat 93-85.
“Azurrët” kishin mundësi që në sulmin e fundit të vendosin fatin e kësaj përballje, ndërsa në kohën shtesë dominuan francezët dhe kaluan në gjysmëfinale.
Te kombëtarja e Italisë, më efikas ishin Simone Fontekio dhe Marko Spisu me nga 21 pikë.
Ndërkohë te Franca u dallua Tomas Ertell me 20 pikë, ndërsa Gober shtoi 19 pikë.