Sot ka filluar turneu “Street Fest 2022”, që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Turneu organizohet nga organizata “Sport4all”, i mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Komuna e Prishtinës.
Nga ora 18:00 është bërë hapja solemne ku kanë folur Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Drejtori i “Sport4all”, Fatos Bajçinovci dhe Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.
Në ditën e parë kanë garuar juniorët, femrat dhe po garojnë seniorët.
Turneu përfundon nesër me ndeshjet finale dhe me shumë shpërblime për publikun. Muzikë, vallëzim e shumë spektakël në turneun e “Street Fest 2022”.