Basketbollistët e Gjermanisë dhe Spanjës u ndeshën sonte në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian dhe kombëtarja spanjolle siguroi fitoren me rezultat 96:91 dhe një vend në finalen e madhe.
Lorenzo Brown udhëhoqi spanjollët drejt fitores me 29 pikë dhe gjashtë asistime.
Nga ana tjetër, Dennis Schroder shënoi 30 pikë për gjermanët. Përveç tij, Franz Wagner dhe Andreas Obst shtuan nga 15 pikë.
Në finale takohen Spanja dhe Franca.
Finalja mes Spanjës dhe Francës luhet të dielën nga ora 20:30 në Berlin.