Në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës janë luajtur sot ndeshjet eliminatoret të Kupës së Federatës në basketboll, eventi që çel këtë sezon sportiv. Ndeshjet janë zhvilluar në të dyja kategoritë, ndërkohë që nesër luhen gjysmëfinalet.
Për femra, skuadra e Studenti fitoi pa shumë probleme 74-42 ndaj Elbasanit, në një sfidë të komanduar nga kryeqytetaset. Në gjysmëfinale, Studenti do të përballet me kampionet e Flamurtarit, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është derbi kryeqytetas Tirana-Partizani.
Te meshkujt janë luajtur dy ndeshje. Besëlidhja fitoi me lehtësi 107-72 ndaj Apolonisë, sfidë pa shumë histori në favor të ekipit lezhjan. Në sfidën tjetyër eliminatore, ekipi i Kamza Basket mposhti … rivalët e Elbasanit, duke shkuar në katërshe.
Eliminatore-Femra
23/9, Studenti – Elbasani, 74-42
Gjysmëfinale-Femra
24/9, Partizani – Tirana
24/9, Flamurtari – Studenti
Finale-Femra
Fitues 1 – Fitues 2
Eliminatore-Meshkuj
23/9, Apolonia – Besëlidhja, 72-107
23/9, Kamza B. – Elbasani, 114-78
Gjysmëfinale-Meshkuj
24/9, Teuta – Besëlidhja
24/9, Tirana – Kamza Basket
Finale-Meshkuj
Fitues 1 – Fitues 2