Ka ndërruar jetë Belul Beqaj, ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Ai ka qenë kryetar i federatës në kohën e okupimit dhe në vitet e pasluftës.
Vdekja e tij ka pikëlluar gjithë komunitetin sportivë.
Ai ka qenë profesor i UBT-së, një prej profesionistëve dhe politologëve më të mirë që ka njohur vendi dhe rajoni.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Beqaj, në të cilin ka vlerësuar lartë figurën e shquar të profesorit Beqaj.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Dr. Belul Beqaj. Një profesionist i jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha një njeri i mirë sot u nda nga jeta, dhe patjetër që për ne, stafin, studentët dhe gjithë Kosovën do të jetë një humbje e madhe.
Profesori Beqaj ishte profesional në punë, i drejtë dhe i sinqertë në mendime e veprime, dhe kjo e ka bërë atë të veçantë nga gjithë të tjerët”, ka shpreh ngushëllim rektori Hajrizi.