Flamurtari fitoi sot pasdite Kupën e Federatës në basketboll për femra. Kampionet vlonjate mposhtën 81-74 në finalen Tiranën, ndeshje e luajtur në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës.
Një ndeshje me rivalitet dhe emocione në shumicën e kohës, mes dy skuadrave që edhe këtë sezon pritet te jenë protagoniste e rivale mes tyre. Lojtarja më e spikatur në parket ishte Samra Omerbasic, autore e 34 pikëve.
Kështu, Flamurtari e nis mbarë këtë sezon, duke “rrëmbyer” trofeun e parë sezonal. Gjithsesi, edhe Tirana luajti mirë, duke rivalizuar dhe i dhënë jetë një sfide me emocione, që do tyë vijojë edhe në kampionati.
Eliminatore-Femra
23/9, Studenti – Elbasani, 74-42
Gjysmëfinale-Femra
24/9, Partizani – Tirana, 68-81
24/9, Flamurtari – Studenti, 107-70
Finale-Femra
25/9, Flamurtari – Tirana, 81-74