Trepça eliminohet, 20 minutat e parë fatale në duel me ekipin gjerman

Basketboll

Trepça eliminohet, 20 minutat e parë fatale në duel me ekipin gjerman

Nga: K. G. Më: 27 shtator 2022 Në ora: 21:52
Trepça eliminohet, foto FIBA

Trepça eliminohet nga garat e Europe Cup në basketboll. 

Gottingen ka shënuar fitore me rezultat 76:62 (29:13, 16:9, 15:26, 16:14),
ndaj Trepçës, në takimin e çerekfinales të Grupit A të Europe Cup. 

Ndeshja u zhvillua në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, në një atmosferë të bukur sportive.

Image

Skuadra gjermane është kualifikuar dhe do të ndeshet me ekipin nga Portugalia, Sportingu nga Lisbona.
20 minutat e parë ishin fatale për mitrovicasit. Po të luante Trepça sikur në dy çerekët e fundit kundër gjermanëve, do të arrinte kualifikimin.

Në minutat e para gjermanët avancuan me 5:0, pastaj me 12:4 (4’). Çereku i parë përfundoi me 16 pikë dallim (29:13) në favor të skuadrës gjermane. 

Çereku i dytë ishte po ashtu në favor të mysafirit dhe thellon epërsinë më 23 pikë 45:22.

Në çerekun e tretë, basketbollistët e Trepçës këndellen dhe ngushtuan rezultatin në 51:39 në minutën e 37-t.
Në minutën e 36-t, rezultati ngushtohet në 10 pikë (65:55). Dy minuta pa përfunduar takimi, rezultati në semafor 69:62.

Mysafirët shënuan fitore me rezultat 76:62.

Harald Frey me 18 pikë e Rayshaun Hammonds me 15 sosh, ishin më efikasit të skuadra gjermane dhe Adam Grant me 17 pikë të Trepça.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat