Sigal Prishtina ka pësuar humbje të thelë në Jonava të Lituanisë.
Ekipi nga Estonia, BC Kalev/Cramo, ka shënuar fitore me rezultat 98:61 (19:16, 30:23, 24:11, 25:11) ndaj Sigal Prishtinës, në ndeshjen e Grupit B të gjysmëfinales së FIBA Europe Cup.
Sigal Prishtina nuk u tregua e denjë në çerekun e tretë kur rivali u shkëput në epërsi me 23 pikë (73:50).
Estonezët shënuan fitore me rezultat 98:61 dhe avancojnë më tej, ndërsa Prishtina eliminohet nga garat evropiane.
Basketbollisti Kristjan Kitsing me 24 pikë është më efikasi të ekipi estonez, ndërsa Jan Palokaj me 14, Derrick Wilson 14 e Dardan Berisha me 13 sosh, më efikasit tek skuadra e kryeqytetit.