Në Mitrovicë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të Grupit A të kualifikimeve për FIBA Europe Cup.
Në sfidën e parë, skuadra belge, Antwerp shënoi fitore ndaj Petrolina AEK me rezultat 76:60, duke u kualifikuar në finale.
Ata do të përballet me Sportingun, që në një ndeshje tepër interesante mundi Gottingenin 84:83, me një gjuajtje të lirë në sekondën e fundit.
Ndeshja finale zhvillohet të premten nga ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në grupet e kësaj gare evropiane.