Basketbollisti i skuadrës “Filadelfia”-s, Xhoel Embiid, i cili është ndër më të mirët në NBA në vitet e fundit, ka vazhduar të “mbledh” pasaporta të vendeve të ndryshme dhe deri më tani ka arritur në numrin 3.
I lindur në Kamerun, Embiid, pak muaj më parë u bë zyrtarisht shtetas i Francës, për të cilën dëshiron të performojë në Lojërat Olimpike Verore në Paris në vitin 2024, ndërsa prej disa dië më parë është edhe shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe në këtë proces, djali i tij kishte rolin kyç.
“Djali im është amerikan dhe unë ndihem si në shtëpinë time në Shtetet e Bashkuara dhe i bekuar që jam pjesë e këtij vendi, andaj thashë me vete: Pse jo?”, tha mes terash Embiid.
Basketbollisti me prejardhje nga Kameruni, me nënshtetësi shtesë franceze dhe amerikane, luan në NBA që nga viti 2014, kur u përzgjodh nga “Filaelfia” në “Draft”, fanellën e të cilëve ende e mban.