Prince Caffe Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon nga kjo e shtunë me ndeshjet e javës se katërt.
Bashkimi – Rahoveci, është sfida hapëse e kësaj jave.
Njëherit, kjo është edhe ndeshja e vetme që do të zhvillohet sot.
Të dy skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje dhe do të kërkojnë fitoren e dytë në këtë edicion.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën “Sezai Surroi”.