Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit amerikan Seth Brown-Carter. Ai do të veshë ngjyrat bardheblu që nga ndeshja e sotme finale e Superkupës mbarëkombëtare.
Për lojtarin kjo është përvoja e parë në Europë. Broën-Carter është një organizator, që pritet të drejtojë lojën e kryeqytetasve këtë sezon.
Pritshmëritë e ekipit të Tiranës janë të mëdha, që synon titullin kampion.
Seth Brown-Carter është lojtari i parë i huaj që firmos për Tiranën këtë sezon. ai është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Erkand Karaj. Tirana ka bërë disa përforcime këtë sezon, kryesisht me lojtarë vendës.