Në fundjavë do të zhvillohet java e pestë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Kjo javë e sjellë derbin e vjetër, mes Pejës dhe Trepçës, që do të zhvillohet në palestrën sportive “Karagaç”.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën, teksa vlen të theksohet se njëra nga këto skuadra do ta shijojë për herë të parë humbjen këtë sezon.
Peja është lidere në tabelë me 8 pikë, me bilanc prej katër fitoreve nga katër ndeshje. Trepça, që ka një ndeshje më pak, është e dyta me 6 pikë.