Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo njeriu kryesor i basketbollit botëror, Andreas Zagklis për dy ditë qëndroi në Kosovë, ku konfirmoi mbështetjen e FIBA-s për Federatën e Basketbollit të Kosovës.
"Ai u nda i kënaqur me progresin e bërë, që nga pranimit i Kosovës në FIBA, ndërsa së bashku me drejtuesit e FBK-së kanë biseduar për realizimin e projekteve të ndryshme.
Zagklis kishte takime me drejtuesit e sportit në Kosovë dhe Komunës së Prishtinës, ndërsa ka vizituar Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, si dhe ishte i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare në “Minatori”.
Faleminderit për përkrahjen dhe vizitën!", njofton FBK.