Ka startuar java e dytë e Superligës në basketboll për meshkuj, ku është luajtur vetëm një ndeshje.
Teuta kampione fitoi 81-61 në Vlorë ndaj Apolonisë, dy skuadra që e kishin nisur me fitore këtë sezon. Gjithsesi, në fushë dominuan durrsakët, ndjeshëm më superiorë se fierakët, duke e merituar fitoren (Sullivan e Gorea nga 17 pikë secili).
Ka startuar edhe Kategoria e Parë për meshkuj, ku spikat fitorja e Partizani, që mundi 82-49 Skënderbeun, ndeshje e luajtur në kryeqytet. Për të kuqtë u dallua Beqo me 28 pikë. Në takimin tjetër, Flamurtari fitoi thellë 90-62 në Elbasan ndaj ekipit vendës (Anthony 25 pikë). Te vlonjatët u aktivizuan 3 të huaj, ndërsa te Elbasani një i tillë.
Superliga-Meshkuj, java e dytë
Apolonia – Teuta, 61-81
Tirana – Kamza Basket, 16 tetor
Besëlidhja – Vllaznia, 16 tetor
Renditja: Teuta 4 pikë, Apolonia 3 pikë, Besëlidhja 2 pikë, Vllaznia 1 pikë, Tirana 1 pikë, Kamza Basket 1 pikë.
Kategoria e Parë-Meshkuj, java e parë
Partizani – Skënderbeu, 82-49
Elbasani – Flamurtari, 60-92
Renditja: Partizani 2 pikë, Flamurtari 2 pikë, Elbasani 1 pikë, Skënderbeu 1 pikë.