Mëngjesin e së mërkurës do të luhen ndeshjet e para të sezonit 2022-202 në NBA, një sezon që pritet me interes, teksa rivaliteti është i madh. Jo vetëm për titull, por edhe për trofeun MVP, ku kandidatët janë të shumtë. Duke nisur nga Nikola Jokic (Denver Nuggets), që mban këtë titull prej dy sezonesh radhazi.
Në katër vitet e fundit, titulli i MVP është fituar nga basketbollistët ballkanas.
Më herët këtë trofe e ka fituar Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks), që gjithashtu është një kandidat i fortë. Një tjetër lojtar ballkanas kandidat i fortë për këtë çmim është slloveni Luka Doncic, që luan me Dallas Mavericks.
Në listën e kandidatëve është edhe Joel Embiid (Philadelphia), i renditur i dyti sezonin e fundit. Pak më të distancuar nga kjo garë duken emrat e përhershëm, si LeBron James (Lakers), Kevin Durant (Brooklyn Nets), James Harden (Philadelphia), Stephen Curry (Golden State).