Darko Radulloviq nuk është më kryetrajner i klubit të basketbollit Bashkimi të Prizrenit (meshkujt).
Prizrenasit kanë bërë të ditur se cilët nga do ta udhëheqin klubin pas largimit të Radulloviq.
“Sot me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët me trajnerin Darko Radulloviq, të cilin e falënderojmë për angazhimin dhe seriozitetin e treguar si dhe i urojmë shëndet e sukses në të ardhmen!
Në ndërkohë, ekipin do ta udhëheqin Edin Kërveshi, Edon Godeni dhe Elbesar Gështenja!”, njofton KB Bashkimi.