Plot 12 ndeshje të luajtura sot në NBA, në ditën e dytë të sfidave. Brooklyn Nets, që konsiderohen favoritë, janë mundur 130-108 në fushën e tyre nga New Orleans. Durant bëri detyrën e tij, duke realizuar 32 pikë, por që s’mjaftuan. Për miqtë shkëlqyen Ingram me 28 pikë e Williamson me 25 pikë.
Fitore në sekondat e fundit korri ekipi i Phoenix, që mposhti 107-105 Dallas. Luka Doncic ishte një përbindësh në fushë, autor i 35 pikëve, por që mbetën për statistikë. Në kahun tjetër u ndallua Booker me 28 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Chicago, që falë 37 pikëve të DeRozan mundi 116-108 Miami.
Pa probleme fiton ekipi i Utah Jazz, që falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), mundi 123-102 Denver (Jokic 27 pikë). Pas kohës shtesë triumfon Memphis, që mundi 115-112 New York (Ja Morant, 34 pikë). Fiton edhe Atlanta, që mundi 117-107 Houston, ndeshje ku u dallua Trae Young me 23 pikë e 13 asist.
NBA – Ndeshjet e sotme
Detroit – Orlando, 113-109
Indiana – Washington, 107-114
Atlanta – Houston, 117-107
Brooklyn – New Orleans, 108-130
Memphis – New York, 115-112
Miami – Chicago, 108-116
Toronto – Cleveland, 108-105
Minnesota – Oklahoma, 115-108
San Antonio – Charlotte, 102-129
Utah Jazz – Denver, 123-102
Phoenix – Dallas, 107-105
Sacramento – Portland, 108-115