Fenerbahce dhe Olympiacos janë dy skuadrat e vetme me pikë të plota pas ndeshjeve të raundit të katërt të Euroleague.
Skuadra turke fitoi 79-77 në sekondat e fundit ndaj Valencia, ndërsa grekët mposhtën 97-92 spanjollët e Baskonia gasteiz jashtë fushe.
Ngjisin shkallët në renditje italianët e Armani Milano, që mundën 83-81 Bayern Mynih jashtë fushe, ndërsa Real Madrid fitoi me lehtësi 72-56 ndaj serbëve të Crvena Zvezda.
Zhgënjen sërish skuadra e Barcelonës, që u mund në Lituani 73-72 nga vendasit e Zalgiris Kaunas në sekondat e fundit. E njëjta situatë edhe për kampionët në fuqi të Anadolu Efes, që ashtu si katalanasit janë në mesin e renditjes, turqit fituan 78-74 ndaj Alba Berlin.
Euroleague – Raundi i 4-t
Zalgiris Kaunas – Barcelona, 73-72
Fenerbahce – Valencia Basket, 79-77
Maccabi Tel Aviv – Villeurbanne, 88-69
Partizan Beograd – Virtus Bolonja, 90-62
Bayern Mynih – Armani Milano, 81-83
Anadolu Efes – Alba Berlin, 78-74
Panathinaikos – Monaco, 80-83
Baskonia Gasteiz – Olympiacos, 92-97
Real Madrid – Crvena Zvezda, 72-56