Ka startuar java e tretë e kampionatit të basketbollit, teksa janë luajtur ndeshjet e para në të dyja kategoritë.
Për meshkuj, skuadra e Kamza Basket fitoi 109-43 ndaj Vllaznisë, duke korrur suksesin e parë sezonal. Fitore e merituar nga ekipi shkodran, që e dominoi ndeshjen, e cila ishte në sens unik. Gray me 27 pikë e Dayton me 23 ishin dy shënuesit më të mirë për kamzalinjtë.
Te femrat, skuadra e Vllaznisë fitoi 89-31 ndaj Elbasanit në fushën e këtij të fundit. Ndonëse pritej një përballje më e fortë, skuadra vendase zhgënjeu në fushë, duke gabuar shumë. Për Vllazninë u dalluan Rreshpja me 22 pikë e Dashja me 20 pikë.
Superliga-Meshkuj, java e 3-të
Kamza Basket – Vllaznia, 109-43
Tirana – Teuta, 23 tetor
Apolonia – Besëlidhja, 23 tetor
Renditja: Teuta 4 pikë, Besëlidhja 4 pikë, Kamza Basket 4 pikë, Apolonia 3 pikë, Tirana 3 pikë, Vllaznia 3 pikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 3-të
Elbasani – Vllaznia, 31-89
Barleti Basket – Studenti, 23 tetor
Partizani – Flamurtari, 23 tetor
Tirana (pushim)
Renditja: Tirana 4 pikë, Partizani 4 pikë, Elbasani 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Flamurtari 2 pikë, Studenti 2 pikë, Barleti Basket 2 pikë.