Fetahu: 75 vjet basketboll shqiptar 

Basketboll

Fetahu: 75 vjet basketboll shqiptar 

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 15:08
Ilustrim

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, uron 75 vjetorin e themelimit të Federatës së Basketbollit Shqiptar.

“75 vjet basketboll shqiptar! 

Sot, është një ditë feste për basketbollin shqiptar dhe mbarëkombëtar. 

Themelimi i Federatës Shqiptare të Basketbollit ishte një moment historik për basketbollin kuqezi. Moment historik për Shqipërinë dhe sportin shqiptar, por edhe një shembull për vendet e rajonit. 

Mes vështirësive dhe suksesit, sot Federata Shqiptare e Basketbollit feston 75 vjetorin e themelimit. Traditë 75 vjeçare në basketboll. Sot, Shqipëria mund të mburret me traditë dhe sukses. 

Kontributdhënësit e shumtë do të mbeten në historinë e pashlyer të sportit shqiptar, ndërsa Presidenti i tashëm, Z. Avni Ponari do të mbahet mend për vizionin e tij për të ardhmen, suksesin në garat ndërkombëtare dhe organizimin e shumë ngjarjeve evropiane në Shqipëri. 

Ne, gjithmonë i jemi gëzuar suksesit të Shqipërisë. Ishte ëndërr të veshësh fanellën kuqezi. Kjo ëndërr u përcoll në shumë gjenerata. Por, edhe më të lumtur jemi që kemi një Ligë të përbashkët. Liga Unike ishte historike. Sporti i parë ku garojnë klube nga Shqipëria dhe Kosova. 

Bashkëpunimi mes neve ka qenë i afër dhe vëllazëror. Kështu do të jetë përgjithmonë. 

Në emrin tim personal dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës ju uroj 75 vjetorin e themelimit dhe shumë suksese për të ardhmen”, ka shkruar Fetahu në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat