Ylli i NBA-së dhe ekipit të Golden State Warriors, Klay Thompson, ka qenë protagonist i një sherri në fushë, në ndeshjen e humbur sot ndaj Phoenix Suns (134-105). Në periodën e tretë të ndeshjes, ai është nxjerrë nga fusha me teknike përjashtimi nga gjyqtarët.
Kjo është hera e parë në karrierë që Thompson dënohet me teknike përjashtimi nga gjyqtarët. Hera e parë pas 651 ndeshjesh si profesionist!!!
Gjithçka eedhi pas një konflikti verbal me Kevin Booker, në momentin që ndeshja ishte ndaluar. Dy basketbollistët përplasen fizikisht, pikërisht në sytë e gjyqtarëve, që ndërhyjnë për t’i ndarë.
Booker duket më i qetë, ndërsa Thompson ishte nervoz, nuk përmbahet, duke fyer të gjithë, rivalët e gjyqtarët. Këta të fundit i japin teknike përjashtimi, pasi merr dy faulla të njëpasnjëshëm. Edhe në momentin që del nga fusha ai ka diçka për të thënë, teksa shoqërohet nga siguria.