Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli do të ketë një përballje shumë të vështirë në grupet e FIBA Europe Cup.
Skuadra therandase do të ndeshet me Brose Bamberg, në takimin që zhvillohet sonte nga ora 20:00 në Gjermani.
Ylli ka dy humbje në dy ndeshje, kurse Bamberg dy fitore në dy ndeshje, duke qenë favoritja e grupit.
Për kampionin e Kosovës kjo është hera e parë që luan në garat evropiane, përkatësisht grupet e FIBA Europe Cup, ndërsa ishin mundur në kualifikimet për grupet e Ligës së Kampionëve nga Benfica.