Basketbollisti Eric Bledsoe është arrestuar nga policia e Lost Hills, në Kaliforni, pasi është denoncuar për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së ditës së mërkurë, kur një telefonatë ka mbërritur në rajonin e policisë. Viktima ka deklaruar se i fejuari e ka goditur me shpullë.
Sipas TMZ, agjentët e policisë kanë ndërhyrë në reziencën e Lost Hill dhe pas një hetimi të shpejtë kanë arrestuar basketbollistin Eric Bledsoe, me akuzën e dhunës në familje. Bledsoe, sezonin e kaluar luajti me Clippers në NBA, ndërsa këtë vit do të luajë në Kinë me Shanghai Sharks.
Mësohet se Bledsoe, pasi është skeduar dhe marrë në pyetje, është lënë i lirë nga policia. Pas incidentit, në llogarinë në Instagram të fejuarës së Bledsoe doli një foto që tregonte një shenjë të kuqe në fytyrë.
“Kjo marrëdhënie nuk është e denjë për të vijuar. Dhuna në familje është reale. Nuk është hera e parë, por qëndrova këtu, ndaj është faji im. Eric Bledsoe është vërtet një përbindësh”, ka shkruar e fejuara e Bledsoe, më pas, ky postim është fshirë.