Plot 11 ndeshje të luajtura sot në NBA dhe surprizat nuk mungojnë. Skuadra e Milwaukee vijon të jetë e vetmja pa asnjë humbje në kampionat, duke mundur 119-108 New York. Antetokounmpo me 30 pikë e 14 rebound ishte më i miri në fushë për Bucks.
Vijon kriza e Lakers, një nga dy ekipet ende pa asnjë fitore në kampionat, duke koleksionuar humbjen e pestë radhazi. Kalifornianët u mundën 111-102 nga Minnesota (Edwards 29 pikë). LeBron James realizoi 28 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, një ekip që gabon shumë në gjuajtjet nga distanca.
Denver mposhti 117-101 Utah Jazz, në një përbnallje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim.
Hyland me 26 pikë e Porter me 22 bënë diferencën në fushë. Pas kohës shtesë fiton Cleveland, që mundi 132-123 Boston jashtë fushe (LaVert e Mitchell realizuan nga 41 pikë secili).
NBA – Rezultatet e sotme
Detroit – Atlanta, 112-136
Orlando – Charlotte, 113-93
Boston – Cleveland, 123-132
Toronto – Philadelphia, 90-112
Washington – Indiana, 117-127
Milwaukee – New York, 119-108
Minnesota – Lakers, 111-102
San Antonio – Chicago, 129-124
Denver – Utah Jazz, 117-101
Phoenix – New Orleans, 124-111
Portland – Houston, 125-111