Skuadra e Milwaukee Bucks vijon të dominojë në NBA, duke korrur sot fitoren e pestë në po kaq ndeshje të luajtura. Bucks mundën sot 123-115 Atlanta, ndeshje ku sërish protagonist ishte Giannis Antetokounmpo, autor i 34 pikëve e 17 rebound. 34 pikë e 12 asist realizoi edhe Holiday për vendasit, ndërsa për Atlanta u dallua Young me 42 pikë, por që s’mjaftuan.
Pas kohës shtesë humbasin kampionët e Golden State, që u ndalën 120-113 nga Charlotte. Sfidë e ekuilibruar, ku Washington realizoi 31 pikë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Stephen Curry për miqtë. Humbet edhe Miami, që u ndal 119-113 nga Sacramento, ndeshje ku u dallua kolektiviteti i skuadrës vendase (6 lojtarë me mbi 10 pikë).
Në fundin e renditjes në Lindje ndodhet Brooklyn, që u mund 125-116 nga Indiana. Mathurin me 32 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte vendimtar në fitoren e Pacers, duke i bërë të pavleshme 35 pikët e Irving dhe 26 të Durant për Nets. Në sekondën e fundit fiton Utah Jazz, që mundi 124-123 Memphis falë Markkanen e Olynyk (23 pikë secili).
NBA – Rezultatet e sotme
Sacramento – Miami, 119-113
Charlotte – Golden State, 120-113
Brooklyn – Indiana, 116-125
Chicago – Philadelphia, 109-114
Milwaukee – Atlanta, 123-115
Dallas – Oklahoma, 111-117
Utah Jazz – Memphis, 124-123