Janë luajtur dy nga tri tajkimet e javës së katërt të Superligës në basketboll për meshkuj. Tirana fitoi 97-75 në Shkodër ndaj Vllaznisë, në një ndeshje të komanduar gjatë gjithë kohës nga kryeqytetasit. Vllaznia, ende pa asnjë fitore në kampionat, nuk pati asnjë shans të rivalizojë, ndërkohë që bardheblutë bënë detyrën, duke ruajtur kreun.
Pas kohës shtesë fiton Apolonia, që mundi 73-71 Kamza Basket në shtëpinë e kësaj të fundit. Një ndeshje ku skuadrat gabuan shumë në gjuajtje, e ku gjithcka u vendos pas 5 minutave shtesë. Amerikanët Jenkins me 28 pikë dhe Robert me 19 ishin vendimtarë në fitoren e ekipit fierak, ndërsa te Kamza mungoi lojtari-lider për të bërë diferencën në fushë
Superliga-Meshkuj, java e 4-t
Vllaznia – Tirana, 75-97
Kamza Basket – Apolonia, 71-73
Besëlidhja – Teuta, 30 tetor
Renditja: Apolonia 7 pikë, Tirana 7 pikë, Teuta 5 pikë, Besëlidhja 5 pikë, Kamza Basket 5 pikë, Vllaznia 4 pikë.
Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 3-të
Skënderbeu – Flamurtari, 57-82
Elbasani – Partizani, 65-71
Renditja: Flamurtari 6 pikë, Partizani 5 pikë, Elbasani 4 pikë, Skënderbeu 3 pikë.