Ylli i mirë vetëm në 20 minutat e parë, mposhtet në Jerusalem

Basketboll

Ylli i mirë vetëm në 20 minutat e parë, mposhtet në Jerusalem

Nga: K. Goca Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:09
Pamje nga ndeshja

Golden Eagle Ylli nga Theranda, kampion në fuqi i Kosovës, ka pësuar humbjen e tretë në Kupën e Evropës në basketboll.

Therandasit mposhten me rezultat 85:73 (25:24, 14:16, 16:9, 30:24) nga ekipi izraelit, Galil Elyon, në takimin që u zhvillua në “Pais Arena” në Jerusalem.

Në 20 minutat e parë Ylli ka treguar paraqitje shumë të mirë, por në 20 minutat e dytë vendasit u dëshmuan më të mirë.

Image

Në çerekun e parë, vendasi avancuan me një pikë dallim (25:24). Në minutën e 20-të, rezultati në semafor shënonte 39:40. Ylli shkoi në pushim me një pikë epërsi.   

Çereku i tretë dhe i katërt, ishin fatal për kampionin tonë.

Galil Elyon ka fituar me 12 pikë dallim (85:73) ndaj Yllit.

Roi Huber me 17 pikë është më efikasi te vendasit dhe Bashir Ahmed me 20 pikë në radhët e Yllit. 

Pas xhiros së katërt në Grupin A, Galil Elyon kryeson me 6 pikë, duke lënë pas Bamberg me 5 (një ndeshje me pak), Golden Eagle Ylli 5 Chemnitz 4 pikë (një ndeshje me pak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat