Tirana mund Apoloninë dhe merr kreun

Basketboll

Tirana mund Apoloninë dhe merr kreun

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 11:20
Tirana mund Apoloninë dhe merr kreun

Ka startuar sot java e 4-t e Superligës në basketboll për meshkuj. Ekipi i Tiranës fitoi me lehtësi 94-75 ndaj Apolonisë, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”. Fitore e lehtë për bardheblutë, që në fushën e tyre nuk zhgënjyen ndaj rivalëve fierakë, që nuk dhanë atë që pritej.

Tirana u shkëput gradualisht nga perioda në periudhë, për të krijuar diferencën më të madhe në 10-minutëshin e tretë. Lojtari më i mirë në fushë për kryeqytetasit në këtë sfidë ishte Hysenagolli me 17 pikë e 21 rebound, ndërsa Bonner me 18 pikë ishte shënuesi më i mirë për Tiranën.

Ndërkohë, nesër do të luhen sfidat e tjera të Superligës. Skuadra e Besëlidhjes, fituese e Kupës së Federatës dy muaj më parë, ka ndryshuar trajner. Artan Terihati ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore dhe është zëvendësuar nga Afrim Bilali. Ky i fundit është edhe trajner i kombëtares së meshkujve.

Superliga-Meshkuj, java e 4-t

Tirana – Apolonia, 94-75

Teuta – Vllaznia, 6 nëntor

Besëlidhja – Kamza Basket, 6 nëntor

Renditja: Tirana 9 pikë, Apolonia 8 pikë, Teuta 7 pikë, Besëlidhja 6 pikë, Kamza Basket 5 pikë, Vllaznia 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat