Turp i madh, tifozët prizrenas sulmojnë ekipin mitrovicas

Basketboll

Turp i madh, tifozët prizrenas sulmojnë ekipin mitrovicas

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 22:32
Turp i madh në Kosovës, tifozët prizrenas sulmojnë ekipin mitrovicas

Është ndërprerë për një kohë ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja është ndërprerë dhjetë sekonda para se të përfundonte krejtësisht.

Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi pasi tifozët prizrenas filluan të hedhin gjësende të forta në drejtim të ekipit mitrovicas.

Pas kësaj, gjyqtarët e ndeshjes dërguan ekipin e Trepçës në dhomat e zhveshjes.

Megjathatë ndeshja ka vazhduar, në një sfidë shumë interesante, me kthesa dhe dramatike, Trepça ka mundur Bashkimin në Prizren me rezultat 85:87 (24:18, 26:22, 14:21, 21:24), në xhiron e nëntë të Prince Caffe Superligës.

Te Bashkimi u dallua Altin Morina me 25 pikë, ndërsa te Trepça, Drilon Hajrizi me 24 pikë e 12 kërcime.

Prizrenasit tri fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit pesë fitore e tri humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat