Pas 9 fitoresh vjen humbja e parë në kampionat për skuadrën e Milwaukee Bucks, që u mund 117-98 nga Atlanta. Vendimtar stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 59 pikë, ndërsa për Bucks u dallua Antetokounmpo me 25 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e parë sezonale.
Fitore në sekondat e fundit korr skuadra e Clippers, që ndali Cavaliers poas 8 fitoresh radhazi. Kalifornianët fituan 119-117, ndeshje ku 6 lojtarë të Clippers (të gjithë titullarët) realizuan mbi 10 pikë. Për Cavaliers shkëlqeu Mobley me 26 pikë, por që mbetën për statistikë.
Boston, falë 39 pikëve të Tatum mposhti 109-106 Memphis jashtë fushe, ndërsa Philadelphia triumfoi 100-88 ndaj Phoenix, ndeshje ku diferencën e bëri Joel Embiid me 33 pikë e 10 rebound. Utah Jazz turpëron Lakers, duke fituar 139-116, takim ku 7 lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë.
NBA – Rezultatet e sotme
Charlotte – Washington, 100-108
Orlando – Houston, 127-134
Detroit – Oklahoma, 112-103
Indiana – New Orleans, 129-122
Philadelphia – Phoenix, 100-88
Atlanta – Milwaukee, 117-98
Miami – Portland, 107-110
Chicago – Toronto, 111-97
Memphis – Boston, 106-109
Minnesota – New York, 107-120
San Antonio – Denver, 109-115
Dallas – Brooklyn, 96-94
Golden State – Sacramento, 116-113
Utah Jazz – Lakers, 139-116
Clippers – Cleveland, 119-117