Erving Walker është përforcimi i ri i Sigal Prishtinës. Për afrimin e tij klubi kryeqytetas ka njoftuar të enjten.
"Amerikani Erving Walker, 32 vjeçar, i cili luan në pozitën 1, është transferi më i ri në skuadrën tonë. Walker ka një karrierë të bujshme me skuadra të njohura si Zielona Gora (Poloni) Chalon, Dijon dhe Strasbourg (Francë) Demir İBB dhe Pınar Karşıyaka (Turqi).
Me skuadrat e lartcekura Walker ka luajtur në Euroligë, Eurocup, FIBA Champions League dhe Europe Cup.
Në të gjitha ekipet ku ka luajtur ka pasur paraqitje mbreslënëse, ku veçohen sezonet me skuadrat franceze Strasbourg dhe Dijon", ka njoftuar klubi nga kryeqyteti.
"Në sezonin 2018/19 ishte pjesë e Pınar Karşiyakas në Superligën Turke dhe FIBA Europe Cup ku për 44 ndeshje luajti me mesatare prej 12.1 pikë, 3.1 asiste për ndeshje. Kurse në sezonin 2020/21 u transferua tek Trepça, ku ka luajtur me 19.3 pikë dhe 5 asiste për ndeshje por i cili u lëndua rëndë dhe humbi sezonin".