Klubi i basketbollit Bashkimi e ka zyrtarizuar Audrius Prakuraitis në krye të skuadrës.
Prakuraitis ka qenë pjesë e basketbollit kosovar në sezonin 2016/17 ku me Prishtinën e kishte fituar titullin e kampionit si dhe Kupën e Kosovës.
“Për të ngritur nivelin e lojës së ekipit tonë, kryesia e KB Bashkimi ka vendosur që ekipit tonë t'i bashkohet një trajner kampion dhe fitues i kupës në Kosovë. Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur nga Lituania, Audrius Prakuraitis, me të cilin synojmë suksese të mëdha me ekipin tonë. Prakuraitis në sezonin 2016/17 pati dominuar plotësisht në basketbollin kosovar, duke fituar titullin dhe kupën me Prishtinën dhe e njeh shumë mirë ligën tonë.”, thuhet një njoftimin zyrtar ta KB Bashkimit.
Ndryshe, Prakuraitis ka karrierë të suksesshme edhe në Rumani, Estoni, Ukrainë dhe Bahrein. Ai gjatë këtyre ditëve do të jetë në Prizren.