Në javën e dhjetë të Prince Caffe Superligës u zhvilluan disa ndeshje interesante, por edhe dramatike.
Sigal Prishtina shënoi fitore të rëndësishme, duke triumfuar në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, ndërsa basketbollisti më i mirë në parket ishte Derrick Wilson i Prishtinës me 19 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, duke pasur indeksin e ndeshjes 28 apo më të lartën e kësaj jave.
Top 5
Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 19 pikë, 8 kërcime, 6 asistime
Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 19 pikë, 7 kërcime, 1 asistim
Erjon Kastrati (Trepça) 26 pikë, 9 kërcime, 3 asistime
Drilon Hajrizi (Trepça) 22 pikë, 8 kërcime, 5 asistime
Fahro Alihoxhiq (Bashkimi) 19 pikë, 8 kërcime