Trepça e Bashkimi dënohen me nga 200 euro

Basketboll

Trepça e Bashkimi dënohen me nga 200 euro

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka dënuar KB Trepçën dhe KB Bashkimin.

Në bazë të raporteve të vëzhguesve dhe video analizës së ndeshjeve të Superligës së Kosovës në basketboll të xhiros së nëntë, KG i FBK-së ka vendosur të gjobisë Trepçën dhe Bashkimin me nga 200 euro.

Po ashtu, gjobave nuk i kanë shpëtuar as basketbollisti, Jordan Harris (KB Vëllaznimi) dhe trajneri, Muhamed Thaçi (KB Rahoveci).

Harris është gjobitur me 50 euro, kursa Thaçi është ndëshkuar me gjobën më të lartë, 300 euro, për shkak të reagimit ndaj gjyqtarit në ndeshjen kundër Trepçës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat