Pas 9 fitoresh radhazi ndalet skuadra e Boston, që u mund 121-107 nga Chicago, një sfidë mes dy ekipesh rivale në Lindje. DeRozan me 28 pikë e LaVine me 22 pikë bënë diferencën në parket për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Tatum për Celtics. Fiton edhe Cleveland, që mundi 114-102 Atlanta, ndeshje ku u dalluan Mitchell me 29 pikë e Garland me 26.
Tjetër humbje për skuadrën kampione të Golden State, që u mund 128-83 nga New Orleans. Mungesa e Curry dhe Thompson u ndje te Warriors, ndërsa për New Orleans u dallua Ingram me 34 pikë. Skuadra e Clippers, falë 20 pikëve të Poëell dhe 27 të Jackson, mundi 121-114 Utah Jazz.
Skuadra e Milwaukee, falë 37 pikëve të Antetokounmpo, mundi 119-111 Portland, ndërsa Miami u mposht 105-101 nga Minnesota, ndeshje ku u dalluan Towns me 25 pikë e Edwards me 22. Fiton edhe Indiana, që mundi 123-102 Orldno, me Mathurin protagonist, autor i 22 pikëve.
NBA – Rezultatet e sotme
Cleveland – Atlanta, 114-102
Indiana – Orlando, 123-102
Chicago – Boston, 121-107
Milwaukee – Portland, 119-111
Minnesota – Miami, 105-101
New Orleans – Golden State, 128-83
Oklahoma – New York, 119-129
Clippers – Utah Jazz, 121-114