Phoenix mori kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 115-105 ndaj Lakers, në një sfidë me rivalitet dhe emocione. Bridges e Brooks realizuan nga 25 pikë secili në fitoren e Suns, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e 21 rebound të Davis për kalifornianët.
Ekipi i Philadelphia fitoi 115-106 ndaj Brooklyn, me Harris që realizoi 24 pikë, ndërkohë që 47 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, që bëri edhe diferencën. Nikola Jokic realizoi 31 pikë e 10 asist, por që s’mjaftuan prë Denver, që u mund 110-108 ndaj Detroit.
Fitorja e shtatë radhazi për Sacramento, që mposhti 113-109 Memphis, sfidë ku u dalluan De’Aaron Fox me 32 pikë e Barnes me 26 pikë. Për Memphis shkëlqeu Ja Morant me 34 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
NBA – Rezultatet e sotme
Philadelphia – Brooklyn, 115-106
Memphis – Sacramento, 109-113
Denver – Detroit, 108-110
Phoenix – Lakers, 115-105